Kuvendi i Komunës së Podujevës mbajti mbledhjen e radhës

PodujevëPostuar: 15:01 / 31.10.2023

Në mbledhje u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës: -Propozim vendimi për formimin e komisionit Ad-hoc për hartimin e Draft Planit të Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2024 (ku anëtarë të komisionit u zgjodhën asamblistët; Arjant Topanica, Fitim Muçolli, Mimoza Abdullahu, Arbnor Fazliu, Gazmend Islami ndërsa nga ekzekutivi; Fatlum Osmani, Lirie Hoti dhe Leutrim Krasniqi).

-Propozim vendimi për vënien në konsultim publik Draft Planin Lokal të Veprimit për Barazi dhe mos Diskriminim në Komunën e Podujevës për periudhën 2023-2026 -Marrja e vendimit për lirim nga taksa për mamografi

-Propozim vendimin për ngritjen e komisionit komunal të aksionarëve të ndërmarrjes publike lokale – “Eko-Llapi” SH.A ( ku anëtarë u zgjodhën Bahri Blakqori dhe Burim Hasani.

Ndërsa tek pika “Të ndryshme” asamblistët iu parashtruan pyetje nga fusha të ndryshme drejtorëve të drejtorive, ku në theks të veçantë u diskutuan çështje infrastrukturore dhe shërbime publike, ku gjithë asamblistët morën përgjigje në pyetjet e parashtruara.