Kuvendi Komunal i Podujevës mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme
Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, të cilën e udhëhoqi kryesuesi Hilmi Hoxha, e ku ishte i pranishëm Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtorët e drejtorive të Komunës.
Fillimisht Kryetari Bulliqi, tregoi arsyen e thirrjes së kësaj seance ku tha se, duke pasur parasysh mungesën e pronave komunale dhe nevojës që kemi për shtim të pronave komunale për zhvillimin e projekteve të ndryshme, kemi vendosur që pronat të cilat janë nën menaxhimin e AKP-së, që kanë dalë në ankand për të kaluar në pronësi private, t’i kalojnë nën pronësi Komunës së Podujevës.
Propozimi i pikës në fjalë u përkrah nga të gjitha anëtarët e kuvendit prezent në sallë.
Pronat të cilat shpallen në interes të përgjithshëm publik janë:
1.Prona e Paluajtshme në Zonën Kadastrale Pakashticë e Poshtme. Qëllimi i shpalljes në interes të përgjithshëm publik është realizimi i projektit “Ndërtimi i fushës dhe hapësirave sportive dhe rekreative”.
2. Prona e Paluajtshme në Zonën Kadastrale Revuç. Qëllimi i shpalljes në interes të përgjithshëm publik është realizimi i projektit “Ndërtimi i fushës dhe hapësirave sportive dhe rekreative”.
3. Prona e Paluajtshme në Zonën Kadastrale Bajçinë. Qëllimi i shpalljes në interes të përgjithshëm publik është realizimi i projektit “Zgjerimi dhe rregullimi i hapësirës së Ambulantës së Mjekësisë Familjare”.
4. Prona e Paluajtshme në Zonën Kadastrale Duminicë e Poshtme. Qëllimi i shpalljes në interes të përgjithshëm publik është realizimi i projektit “Zgjerimi dhe rregullimi i hapësirës së Ambulantës së Mjekësisë Familjare”.
5. Prona e Paluajtshme në Zonën Kadastrale Surkish. Qëllimi i shpalljes në interes të përgjithshëm publik është realizimi i projektit “Zgjerimi i hapësirës për projektet e ndërtimit të objekteve kolektive të banimit social”.
6. Prona e Paluajtshme-Lokali afarist ish NSH “Bankkos”. Qëllimi i shpalljes në interes të përgjithshëm publik është për nevojat e ushtrimit të veprimtarisë së Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko Llapi” Sh.A- Podujevë.