Mamografia falas gjatë muajit tetor në QKMF në Podujevë
PodujevëPostuar: 09:49 / 02.10.2023
Postimi i plotë i kryetarit Bulliqi:
Muaji Tetor është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Mamografia do të jetë falas gjatë këtij muaji në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, andaj edhe ftojmë të gjitha gratë posaçërisht ato mbi 40 vjet të shfrytëzojnë mundësinë e kryerjes së mamografisë.
Krejt çka duhet është një konsultë me mjekun familjar apo specialistë të lëmisë përkatëse që të japin rekomandimin me udhëzim të shkruar si indikacion dhe paraqitjen në shërbimin e mamografisë në radiologji. Shërbimin mund ta merrni në orarin nga 07:00-13:00.