Mbahet debat publik për Planin Rregullativ të Zonës Industriale të Podujevës
PodujevëPostuar: 13:15 / 08.12.2023
Gjatë diskutimit, drejtorët prezantuan rëndësinë e këtij debati për pasurimin e planit përmes sugjerimeve të qytetarëve dhe përfaqësuesve të bizneseve, ndërsa arkitektët e Planit Rregullativ të hollësishëm të Zonës Industriale prezantuan para të pranishmëve planin.
Në fund të debatit drejtorët shprehën gatishmërinë për pranimin e sugjerimeve dhe kërkesave qoftë përmes formës fizike apo edhe përmes emailit nga gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë në këtë draft plan.