Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Podujevës

PodujevëPostuar: 15:48 / 06.12.2023

Në këtë mbledhje u miratua që të punohet me pikat e rendit të ditës, si dhe kaluan për shqyrtim në seancën e Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më 08 dhjetor 2023, nga ora 10:00 në sallën e mbledhjeve të kuvendit.

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:
1.Propozim vendimi për faljen e tatimit në pronë për vitin tatimor 2023.
2.Shqyrtimi i kërkesës për mbështetje financiare për klubin e futbollit K.F “Llapi 1992" SH.P.K. Podujevë.