Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Podujevës
Në fillim të kësaj mbledhje drejtori për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani, propozoi që në kuadër të rendit të ditës të përfshihen edhe 3 pika shtesë dhe t’i rekomandohen Kuvendit për shqyrtim:
- Propozim vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit – shtëpi për qëndrim ditor të personave të moshuar në qytetin e Podujevës (në procedurë të rishqyrtimit sipas kërkesës nr. 020-586/4 datë 43.07.2023 të MPL-së).
- Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod i ri për projektin “Furnizim me mëshqerra”
- Raporti përfundimtar mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në territorin e Komunës së Podujevës
- Propozim vendim – materiali nga pika 9 e rendit të ditës për shkak të një gabimi teknik të tërhiqet dhe të zëvendësohet me propozim vendimin për vënie në diskutim public të draft Strategjisë dhe Planit të veprimit për mbrojtje nga dhuna në famije 2023-2026 & draft Strategjia dhe Plani i veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje 2023-2026.
Ndërsa kryesuesi i kuvendit, Hilmi Hoxha, kërkoi ndryshimin e pikës së 9 dhe shtimin e një pike:
- Propozim vendim – materiali nga pika 9 e rendit të ditës për shkak të një gabimi teknik të tërhiqet dhe të zëvendësohet me propozim vendimin për vënie në diskutim public të draft Strategjisë dhe Planit të veprimit për mbrojtje nga dhuna në famije 2023-2026 & draft Strategjia dhe Plani i veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje 2023-2026.
- Përfshirja dhe plotësimi i përbërjes së anëtarëve të Komitetit për Komunitete me një anëtar-anëtare nga radhët e komunitetit ashakli , dhe atë në vend të znj. Naile Ahmeti, nga komuniteti ashkali nominohet znj. Fikmete Qurkolli.
Për mbledhjen e Kuvendit, cila do të mbahet më 27 shtator, është propozuar ky:
1. Procesverbal nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e mbajtur më 28 korrik 2023.
2. Propozim Vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Podujevës për vitin 2024 dhe parashikimet buxhetore 2025/2026
3. Propozim Vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri
4. Propozim Vendimi për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2024
5. Propozimi i Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare –QKMF
6. Propozim Plani komunal për menaxhimin e mbeturinave 2023-2024& Raporti nga diskutimi publik
7. Informatë për përgaditjet për fillimin e vitit shkollorë 2023-2024
8. Propozim Vendimi për vënie në diskutim publik të draft Planit Operativ Emergjent Lokal – POEL & draft Plani Operativ Emergjent Lokal –POEL
9. Propozim Vendimi për vënie në diskutim public të draft Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave 2022-2026 & draft Strategjia Kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave 2022-2026