Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Podujevës
Në fillim të mbledhjes drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, paraqiti një pikë si propozim për përfshirje në rend dite, e cila u mbështet nga anëtarët e Komitetit.
- Plotësim ndryshimi i përbërjes së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi KKSB, përkatësisht z.Bashkim Bajrami, komandant i Stacionit të Policisë në Podujevë, të jetë anëtar në kuadër të përbërjes së KKSB, në vend të ish Komandantit z. Nijazi Jashari i cili është pensionuar.
Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:
1. Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës- Njësia kadastrale P-00594-0, ZK Turuçicë
2. Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia kadastrale P- 00596-0, ZK Turuçicë
3. Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia kadastrale P- 00597-0, ZK Turuçicë
4. Nisma për bashkëpunim ndër-komunal mes Komunës së Podujevës me komunat:
Komuna e Vushtrrisë; Komuna e Prishtinës; Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Komuna e Obiliqit
4.1 Propozim vendimi për miratimin e kërkesës-nismës për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal
4.2 Propozim vendim për autorizimin e Kryetarit të Komunës për fillimin e konsultimeve për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal
5.Raporti Vjetor Financiar i Komunës së Podujevës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2023
6. Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri- Projekti “Furnizimi me mjete pune për ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve”.
7. Plotësim ndryshimi i përbërjes së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi KKSB, përkatësisht z.Bashkim Bajrami, komandant i Stacionit të Policisë në Podujevë, të jetë anëtar në kuadër të përbërjes së KKSB, në vend të ish Komandantit z. Nijazi Jashari i cili është pensionuar.