Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Podujevës
Fillimisht me propozimin e kryesuesit të kuvendit, Hilmi Hoxha, rendit të ditës iu shtuan dy pika:
Plani i punës së kuvendit për vitin 2024; dhe Orari i caktimit i rregullt për mbajtjen e mbledhjeve të kuvendit, pika të cilat u përkrahën nga asamblistët për rend dite.
Me propozimin e drejtorit të drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani, u larguan nga rendi i ditës 3 pika te cilat në mungesë të aplikimit të përfaqësuesve nga organizatat e shoqërisë civile, nuk mund të kompletohej përbërja e komisionit siç edhe e parasheh ligji.
Ndërsa drejtoresha e drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Stublla propozoi që pika 10 të largohet nga rendi i ditës, “Propozim Vendimi për caktimin e anëtarëve të komisionit të banueshmërisë”, me arsyetimin që nuk është plotësuar përbërja e komisionit për shkak të mos aplikimit të përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta, mirëpo pas diskutimeve të asambleistëve për largimin e kësaj pike për shkak që i njëjti komision është i ngritur nga kryetari dhe si i tillë ai komision duhet të vazhdojë edhe punën për çështjen e banueshmërisë.
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, lidhur me këtë çështje propozoi që në këtë komision të përfshihen të gjithë akterët relevantë, mirëpo pas diskutimeve të shumta me asamblistë u dakorduan që këtë çështje të merr përsipër komisioni i ngritur nga kryetari për lagjen “Shqiptarët për Shqiptarët”, dhe Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i cili është i përbërë nga përfaqësues të partive të ndryshme politike.
Gjatë kësaj mbledhje u miratuan këto pika të rendit të ditës:
- Propozim Vendimi për vënie në shqyrtim publik Draft Dokumentin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Zonën Industriale.
-Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës - Objekti afarist në ZK Orllan - Propozim vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim
-Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës - tetë (Lokale në Tregun e Qytetit, në njësinë kadastrale P-00244-1, ZK Podujevë - Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim.
- Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës - Njësia kadastrale P-00495-4, ZK Lupç i Poshtë - Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim
- Propozim Plani Lokal i Veprimit për Barazi Gjinore dhe Mos Diskriminim në Komunën e Podujevës - Raporti nga diskutimi publik
- Propozim Vendimi për lirim nga pagesa e shërbimeve shëndetësore për Policët dhe Zjarrfikësit
- Plani i punës së kuvendit për vitin 2024
- Caktimi i orarit të rregullt për mbajtjen e mbledhjeve të kuvendit
- Raporti i Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2023
Ndërsa tek pika “Raporti i Komisionit Ad-Hoc për shikimin, analizimin dhe vlerësimin e dokumentacionit të të dëmtuarve nga breshëri gjatë vitit 2022” u paraqitën të gjeturat nga raporti i komisionit Ad-Hoc, u bënë analiza rreth rasteve specifike dhe u diskutua për hapat qe do të ndërmerren pas përpilimit të raportit me shkrim të anëtarëve të komisionit.
Tek pika “Të ndryshme” asamblistët e partive të ndryshme politike parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme ndaj kryetarit dhe drejtorëve komunal, për çka morën edhe përgjigjet mbi çështjet e parashtruara.