Mbahet takimi me fermerët e Komunës së Podujevës

PodujevëPostuar: 15:28 / 17.11.2023

Kryetari Bulliqi, njoftoi se, së pari i kanë informuar për projektet e realizuara këtë vit nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Më pas me kujdes i kemi dëgjuar fermerët për nevojat dhe kërkesat e tyre, kemi diskutuar hapur lidhur me projektet për të cilat ata kanë më shumë nevojë për t'i subvencionuar, bazuar në nevojat e fermerëve edhe ne do t'i orientojmë subvencionet.
Sektori i bujqësisë asnjëherë ska pasur më shumë buxhet, këtë buxhet po synojmë ta drejtojmë në projekte që zhvillojnë sektorin e bujqësisë e ndihmojnë fermerët e vyer.” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Bulliqi rreth këtij takimi.