Mbahet trajnim nga pjesëtarët e FSK-së për institucionet lokale për rastet e fatkeqësive natyrore në Komunën e Podujevës
Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, zv. Ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, pjesëtarët e ekzekutivit komunal, përfaqësues nga Policia e Kosovës, përfaqësues nga Brigada e Zjarrfikësve në Podujevë, përfaqësues të KEDS-it, përfaqësues nga KRU Prishtina, përfaqësues nga KRM Pastrimi dhe përfaqësues nga Kryqi i Kuq.
Trajnimi u fokusua në Menaxhimin Emergjent sidomos në themelimin, trajnimin dhe certifikimin e ekipeve vullnetare në kërkim shpëtim urban, malor dhe ujor. Po ashtu në trajnim u diskutua për hapat në parandalim, gatishmëri, reagim dhe rimëkëmbje nga ana e institucioneve për situatat gjatë ballafaqimit me fatkeqësi natyrore.
Gjatë takimit të gjitha palët u pajtuan se nevojitet bashkërendim i ngushtë mes akterëve lokal dhe ndarje e përgjegjësive për menaxhimin sa më efikas të situatave të jashtëzakonshme, si dhe të gjithë përfaqësuesit e pranishëm në takim shprehën gatishmërinë e zotimin të japin kontributin e tyre për fushën që mbulojnë në raste të fatkeqësive natyrore.