Miratohet Projekt Buxheti i Komunës së Podujevës për vitin 2024
PodujevëPostuar: 12:59 / 27.09.2023
Postimi i plotë i kryetarit Bulliqi:
Asambleja komunale sot ka miratuar projekt buxhetin e Komunës së Podujevës për vitin 2024, buxhetin më të madh dhe më gjithpërfshirës në histori të Komunës së Podujevës, në vlerë prej 31,043,019.00 euro.
Ky projekt buxhet garanton themele të forta të ecjes përpara dhe hov të shpejtë të zhvillimit të trevës sonë në secilën sferë jetësore.
I falënderoj asamblistët për konstruktivitetin e treguar, si dhe i uroj të gjithë qytetarët llapjanë!