Në Podujevë shqiptohet gjobë për barnatoren për mos respektim të orarit të kujdestarisë
PodujevëPostuar: 10:22 / 04.01.2024
Pas ankesave të pranuara nga qytetarët në lidhje me mosrespektim të orarit nga barnatoret kujdestare, inspeksioni komunal ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes për ta verifikuar ankesën e pranuar dhe ka hasur mos respektim të orarit të punës nga barnatorja, e cila përbënë shkelje të Rregullores 01-300/ 01-008480/ 22 Neni 15, pika 2.1, dhe si pasojë e një veprimi të tillë është gjobitur barnatorja me një shumë prej 100 euro.