Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e rrugës "Vëllezërit Frashëri" në Podujevë
PodujevëPostuar: 15:36 / 11.03.2024
“Pas procesit të shpronësimit dhe tash me lidhjen e kontratës do të nis ndërtimi i këtij segmenti të ri rrugor e shumë të rëndësishëm në qytet, për t'i shmangur kolonat si dhe ofruar qasje të lehtë e të shpejtë në qendër të qytetit.
Vlera e kontratës për realizimin e këtij projekti është; 851,286.51 euro. Ndërtimi i tërësishëm i rrugës pritet të përfundojë brenda 365 dite kalendarike.
Urime të gjithë qytetarëve!
Vazhdojmë me punë pa u ndal!”- ka shkruar ndër të tjera kryetari Bulliqi.