Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për të moshuar në Podujevë
Njoftimi i plotë i kryetarit Bulliqi:
Super lajm nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për të moshuar në vlerë 2.5 milionë euro
Me humanistin e madh, Halil Kastrati kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimin për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për të moshuar në qytetin e Podujevës. Ky objekt do të ndërtohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës (530 mijë) dhe Shoqatës "Jetimat e Ballkanit" (2 milionë euro).
Objekti përveç qëndrimit ditor për të moshuar do ta ketë edhe kuzhinën popullore për ofrimin e shujtave ditore për 200 persona, bujtinën, hapësira rekreative, parkun, shërbimin parësor shëndetësor, dhoma fizioterapeutike etj.
Urime të gjithë qytetarëve, veçanërisht të moshuarve që do t'i shfrytëzojnë këto hapësira!