Një delegacion nga Komuna Radenski e Sllovenisë vizitoi Komunën e Podujevës
Delegacionin nga Radenski e priti kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, duke i njoftuar fillimisht karakteristikat e qytetit, projektet, miqësinë mes dy popujve dhe mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë mes dy komunave.
Përgjatë qëndrimit në komunën e Podujevës, delegacioni realizuan vizita të të ndryshme brenda qytetit, duke filluar nga shkollat, Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” dhe shkolla Teknike, ku u njoftuan me historikun e shkollave, personelin, funksionimin dhe kabinetet në të cilat nxënësit kryejnë mësimin praktik, vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, për tu njoftuar më shërbimet të cilat ofrohen në kuadër të QKMF, kushtet dhe organizimin e punëve nga personeli për trajtimin e pacientëve.
Në kuadër të vizitës në komunë gjithashtu vizituan edhe fabrikën “AMG” në Balloc, fabrikën e tekstilit “SSPRINT” në fshatin Letanc, fabrikën e përpunimit të perimeve në Sfeçël “Albini”, stadiumin e qytetit, Teatrin, Bibliotekën dhe Galerinë e Arteve.
Kryetari Roman Leljak me delegacion falënderoi kryetarin Bulliqi për pritjen tre ditore, duke theksuar që kjo nismë do të jetë e mirë me fillimin e shkëmbimit të përvojave mes dy komunave, ndërsa kryetari Bulliqi falënderoi për vizitën njëkohësisht u zotua për bashkëpunim të ngushtë me komunën nga Sllovenia, po ashtu u shqyrtuan mundësitë që në vitin e ardhshëm të dy komunat të aplikojnë bashkarisht në fondet e BE-së në ndarjen e granteve për realizim të projekteve në komuna partnere.