Po vazhdon renovimi i tërësishëm i objektit të shkollës fillore “Shaban Shala” në Podujevë

PodujevëPostuar: 18:01 / 08.11.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Bulliqi:

Transformimi i jashtëm që është bërë vitin e kaluar në shkollën fillore "Shaban Shala", po vazhdon edhe këtë vit me investime të tjera tash brenda objektit, duke bërë renovimin e tërësishëm të objektit.

Po punohet intenzivisht që nxënësit nga klasa e VI deri në klasën e IX, të kthehen sa më shpejtë në bankat shkollore në një ambient shumë më miqësor e më të përshtatshëm për mësim.