QKMF në Podujevë furnizohet me 4 automjete për nevoja të shërbimeve

PodujevëPostuar: 11:33 / 19.09.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Bulliqi:

Është bërë furnizimi me automjete për nevoja të shërbimeve të QKMF-së me 4 automjete; një autoambulancë emergjente, një automjet për bartje të dializës, një autoambulancë e vogël për nevoja të vizitave të shërbimit paliativ dhe një automjet për nevoja të vaksinimit dhe punëve teknike.

Blerja e automjeteve po bëhet me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët, por edhe për të lehtësuar punën e personelit mjekësor. Këto automjete janë blerë nga buxheti komunal.

Vazhdojmë me punë të mira dhe avancim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore!