QKMF në Podujevë zgjatë orarin e shërbimit paliativ deri në ora 23:00

PodujevëPostuar: 11:28 / 12.12.2023

“Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në shtëpi për pacientët me probleme më të rënda shëndetësore është një prej punëve me të cilat krenohemi më së shumti. Përmirësimi dhe avancimi i këtyre shërbimeve është edhe angazhimi ynë i përbashkët me menaxhmentin dhe stafin mjekësor të QKMF-së.
Numri kontaktues për të telefonuar shërbimin e kujdesit paliativ është 080019111.
I përgëzoj ekipin e kujdesit paliativ për shërbimin dhe përkushtimin për t'i ofruar shërbime shtëpiake pacientëve!” – ka shkruar kryetari Bulliqi.