Shpërndahen 300 pako ushqimore për familjet nevojtare në Podujevë
PodujevëPostuar: 17:26 / 22.02.2024
Përzgjedhja dhe ndarja e pakove ushqimore është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bazë të regjistrave që posedon kjo drejtori për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe në asistencë sociale.
Komuna e Podujevës falënderon organizatën nga Katari për donacionet e vazhdueshme që ka ofruar për qytetarët e Podujevës dhe institucionet lokale në financimin e projekteve të ndryshme.