Shpërndahen 50 freza për fermerët përfitues të Komunës së Podujevës

PodujevëPostuar: 19:10 / 24.10.2023

“Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me organizatën TiKA të cilët kanë financuar me 55% të vlerës së projektit, Komuna e Podujevës me 30%, kurse fermeri ka participuar me 15% të vlerës së projektit.
E falënderova ambasadorin dhe koordinatoren e organizatës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Komunën e Podujevës, si dhe shpreha gatishmërinë për bashkëpunim në projekte të tjera në të ardhmen në dobi të fermerëve dhe qytetarëve tanë.
Urime të gjithë fermerëve përfitues! Ju shkoftë puna mbarë!” – ka shkruar kryetari Bulliqi.