Shpërndahen kosha për riciklim të mbeturinave në shkollën “Ibrahim Rugova” në Podujevë
PodujevëPostuar: 12:06 / 09.02.2024
Qëllimi i këtij pilot projekti është funksionalizimi i sistemit të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Komunën e Podujevës, e cila pason qarkoren e ekonomisë duke ndjekur praktikat e qytetit të binjakëzuar Velbert, ku edhe po mbështetet nga konsulenti i GIZ-it në Komunën e Podujevës.
Shumë shpejt do të fillojë shpërndarja e koshave edhe në 4 shkolla tjera, ndërsa me fillimin e vitit të ri shkollor në shtator synohet zgjerimi i projektit të riciklimit me përfshirje më të madhe.
Ekipi i Komunës së Podujevës do të monitorojë këtë proces dhe do të përkujdeset për mbarëvajtje të projektit.