Shpërndahen kuponë bujqësor për 144 fermerë të Komunës së Podujevës
PodujevëPostuar: 12:04 / 21.09.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Bulliqi:
Sot, është bërë shpërndarja e kuponëve në vlerë të 300 eurove për fermerët e prekur nga vërshimet e janarit në Komunën e Podujevës. Kuponët nuk janë kompenzim i dëmeve, por ndihmë për fermerët për të mbjellat vjeshtore.
Kjo ndihmë vjen nga Qeveria Zvicerane përmes Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim(FAO), të cilët i falënderova për ndihmën e ofruar për fermerët tanë.
Nga Komuna e Podujevës janë 144 përfitues. Kuponët mund të shfrytëzohen nga sot deri më 5 nëntor, ku fermerët mund t'i shfrytëzojnë kuponët për të blerë farë, pleh apo ndonjë pajisje bujqësore.