Sot fillon regjistrimi i bizneseve dhe ekonomive familjare të paregjistruara në inkasimin e mbeturinave në Komunën e Podujevës

PodujevëPostuar: 14:23 / 19.09.2023

Nga sot KRM “Pastrimi” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, përkatësisht Sektorin për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditëve fillojnë regjistrimin dhe verifikimin e të gjitha informacioneve për të gjitha pronat e paluajtshme rezidenciale, komerciale dhe industrial si dhe konsumatorët e regjistrit ekzistues të menaxhimit të mbeturinave.

Kjo iniciativë po bëhet me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të regjistrit lidhur me taksën e grumbullimit të mbeturinave si dhe që të përfshihen të gjithë ekonomitë familjare dhe bizneset në ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në të gjithë territorin e Komunës së Podujevës.