U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Podujevës
Këto janë pikat që do të shqyrtohen nga kuvendi në mbledhjen e radhës:
1. Propozim Vendimi për vënie në shqyrtim publik Draft Dokumentin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Zonën Industriale.
2. Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës - Objekti afarist në ZK Orllan - Propozim vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim
3. Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës - tetë (Lokale në Tregun e Qytetit, në njësinë kadastrale P-00244-1, ZK Podujevë - Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim.
4. Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës - Njësia kadastrale P-00495-4, ZK Lupç i Poshtë - Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim
5. Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës - Njësia kadastrale P-00594-0, ZK Turuçicë
- Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim
6. Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës - Njësia kadastrale P-00596-0, ZK Turuçicë Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim
7. Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës - Njësia kadastrale P-00597-0, ZK Turuçicë - Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim
8. Propozim Plani Lokal i Veprimit për Barazi Gjinore dhe Mos Diskriminim në Komunën e Podujevës - Raporti nga diskutimi publik
9. Propozim Vendimi për lirim nga pagesa e shërbimeve shëndetësore për Policët dhe Zjarrfikësit
10. Propozim Vendimi për caktimin e anëtarëve të komisioni të banueshmërisë
11. Raporti i Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2023
12. Raporti i Komisionit Ad-Hoc për shikimin, analizimin dhe vlerësimin e dokumentacionit të të dëmtuarve nga breshëri gjatë vitit 2022.