Zhvillohet aksion për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve në Komunën e Podujevës
PodujevëPostuar: 10:52 / 21.09.2023
Në këtë aksion vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfiskuar mbi 37 m3, si dhe për prerësit ilegal të pyjeve janë shqiptuar gjoba dhe fletëparaqitje për kundërvajtje.
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në koordinim me Policinë e Kosovës kanë rënë dakord për ndërmarrjen e shpeshtë të aksioneve të tilla, që kanë për qëllim parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve.
Ftohen qytetarët për bashkëpunim me institucionet tona, duke i raportuar rastet e prerjeve ilegale të pyjeve.