Ahmeti: Sot dalin nga karantina lagjet që konsideroheshin vatër e pandemisë në Prishtinë
Ahmeti falënderoi të gjithë banorët e këtyre lagjeve të cilët me kufizimin e lirisë së lëvizjes, ndihmuan që pandemia të mos përhapet.
“Pas diskutimit me Ministrin e Shëndetësisë dhe pas rekomandimeve të IKSHP, kompleksi Rrezja dhe dy pika të tjeta që kanë qenë vatra të epidemisë sonte dalin nga karantina. I falenderojmë të gjithë për kufizimin ë përhapjes në ato pjesë. Banorët e kanë thënë më së miri në këtë foto. Falenderoni miqtë, anëtaret e familjes, fqinjtë të cilët janë në vijën e parë. Një letër e vogël jep kurajo!”, shkruan Ahmeti.
Kryeqyteti i Kosovës, hyri në karantinë më 11 prill pasi u konfirmuan 20 raste të reja me koronavirus në kryeqytet.
Menjëherë pas konfirmimeve, ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i Prishtinës, Shepnd Ahmeti, me rekomandimin e IKSHPK’së, vendosën që Prishtina të futet në karantinë.