Filloi mbledhja e dhuratave për fëmijët në asistencë sociale në Kryeqytet

PrishtinëPostuar: 12:47 / 18.12.2023

“Ju presim çdo ditë nga ora 09:00 – 18:00 në shtëpizën e vendosur në hapësirat e RTK Radios, sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Ne bashkë mund të bëjmë shumë për këta fëmijë.
Kryeqyteti Prishtina, përveç dhuratave, gjatë gjithë vitit ka siguruar shujta të ngrohta, çdo ditë, për 300 familje. Ua kemi siguruar drutë për ngrohje 340 familjeve, dhe kemi paguar kursin e notit 100 fëmijëve.
Por patjetër se na duhet edhe bashkëpunimi i juaj qytetarë, në mënyrë që askush të mos ndihet i lënë anash e i pa përfshirë.” – ka njoftuar kryetari Rama.