Fillon hartimi i Strategjisë për Art dhe Kulturë 2025-2030 për Kryeqytetin
Ndër të tjera, kryetari Rama është shprehur:
“Strategjia jonë për Kulturën do të jetë një plan ambicioz, që synon jo vetëm të ruajë dhe të promovojë trashëgiminë tonë, por edhe të inkurajojë inovacionin dhe kreativitetin në kulturë. Ne do të punojmë për të forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe të promovojmë kulturën tonë jashtë kufijve të Kosovës. Prishtina do të bëhet jo vetëm një destinacion për turistët që kërkojnë të njihen me kulturën tonë, por edhe një shembull frymëzues për qytetet e tjera në rajon dhe më gjerë.
Për ta forcuar strategjinë, ne kemi ftuar edhe Philip Kern, njohës dhe kontribues i politikave kulturore në shumicën e vendeve botërore, gjithashtu ka eksperiencë të jashtëzakonshme në përpilimin e strategjive për kulturë dhe art.”