Funksionalizohet ultrazëri në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare në Kryeqytet

PrishtinëPostuar: 14:50 / 16.12.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:

Më s'do të keni nevojë të shkoni në Emergjencën e QKUK-së për një ultrazë, këtë do ta bëjmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet do të bëhet ultrazëri i barkut nga specialistët e mjekësisë familjare.

Doktorët tanë janë duke u trajnuar, dhe më pas fillojmë me realizimin e  ultrazërave të barkut, në QMF-të në lagjet "Dardania", "Bregu i Diellit", "Kodra e Trimave", "Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare", QMF në rrugën "Bajram Bahtiri" dhe në Qendrën e  Mjekësisë Urgjente.