Inspektorati i Kryeqytetit zhvillon aksion për identifikimin e mjeteve ilegale të transportit të udhëtarëve

PrishtinëPostuar: 11:17 / 26.03.2024

Drejtori i Inspektoratit, Florian Dushi, theksoi rëndësinë e operacionit duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe ndikimin e tyre në lehtësimin e fluksit të trafikut në qytet.

Dushi shprehu se këto veprime janë jetike për të menaxhuar mbingarkesën e trafikut dhe përmirësuar qarkullimin në rrugët e Kryeqytetit, duke shtuar se janë vendosur pika kontrolle në zona të caktuara për të monitoruar dhe vlerësuar situatën e trafikut.