Komuna e Prishtinës dhe UP nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Memorandumi, ndër të tjera, përmban edhe këto pika:
1. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit merrë përsipër të përmbushë kërkesat e DIKMK-së
për rastet e nevojave specifike të hulumtimeve shkencore tek objektet publike, duke angazhuar stafin akademik përkatës si dhe studentë për përmbushjen e detyrave konkrete.
2. FIN do të sigurojë listën e studentëve të cilët do të zhvillonin praktikën profesionale tek DIKMK.
3. FIN siguron, në raste të nevojshme, ekspertizën profesionale shkencore nga stafi akademik, si dhe këshillime apo trajnime për stafin e DIKMK, varësisht nga kërkesat dhe nevojat, që në secilin rast duhet të jenë zyrtare, të definuara qartë dhe me përmbajtje.
4. Pas hartimit dhe përmbylljes së Projektit te hulumtimit, FIN në bashkërendim me Universitetin e Prishtinës, raportet do t’i përcjellë, tek DIKMK, me rezultatet e arritura me qëllim të realizimit të sanimeve, përmirësimeve apo studimeve profesionale të mëtejme lidhur me objektet e analizuara.
4. DIKMK merr përsipër që të sigurojë materiale të nevojshme nga arkivat e saja, që i disponon, me qëllim hartimi të projekteve studimore dhe hulumtuese, për objekte të veçanta në Komunën e Prishtinës.