Komuna e Prishtinës jep sqarime për implementimin e platformës digjitale "E- shkollori"

PrishtinëPostuar: 16:41 / 28.04.2020

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Komuna e Prishtinës.

“Platforma elektronike 'E-shkollori' është e dizajnuar dhe e zhvilluar ekskluzivisht për menaxhimin dhe administrimin e institucioneve edukative e arsimore në Komunën e Prishtinës. Platforma ka për qëllim përkrahjen e përmirësimit dhe ngritjen e vazhdueshme të standardit të arsimit duke krijuar mundësi për gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie të të gjitha komuniteteve që përbëjnë sistemin edukativo-arsimor në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se po vazhdon angazhimi për sigurimin e pajisjeve elektronike për nxënësit që nuk i kanë.

“Jemi duke vazhduar me mësimin në distancë dhe po angazhohemi që këtë mundësi të u ofrojmë të gjithë fëmijëve pa dallim, duke iu siguruar pajisjet elektronike të nevojshme, atyre që nuk i kanë.

Vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi dhe të i zbatojmë të gjitha udhëzimet lidhur me masat mbrojtëse nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik”, thekson njoftimi.