Kryeqyteti kontrakton 11 kompani për pastrimin e rrugëve e trotuareve nga bora

PrishtinëPostuar: 12:53 / 27.11.2023

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Kryeqyteti Prishtina është duke u angazhuar për të pastruar rrugët e trotuaret e Prishtinës nga bora.

Për të kryer këtë proces sa më mirë, janë kontraktuar 11 kompani pastrimi të cilat janë vazhdimisht në terren në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ju lusim për mirëkuptim dhe kërkojmë bashkëpunimin tuaj, në mënyrë që rrugët e kryeqytetit të jenë sa më të pastra e lehtë të qarkullueshme.