Kryeqyteti nderon ushtarin Italian të KFOR-it, Fabio Carlone

PrishtinëPostuar: 18:19 / 01.02.2024

Lidhur me këtë, kryetari Rama ndër të tjera ka shkruar:

“Fabio ka shërbyer me devotshmëri në gjashtë misione në Kosovë, në njërën prej tyre edhe në Prishtinë, duke treguar guxim dhe përkushtim të palëkundur në çdo hap.

Gjatë kohës së tij këtu, Fabio u përball me shumë sfida, një ndër më të mëdhatë duke qenë edhe beteja e tij me një sëmundje të rëndë. Por, me kurajon e shpirtin e tij luftarak, ai jo vetëm që e mundi këtë sëmundje, por edhe vendosi të kthehet në Kosovë për të vazhduar misionin e tij.

Fabio na frymëzon të gjithë neve duke na rikujtuar edhe njëherë se vendosmëria dhe forca shpirtërore mund të triumfojë mbi çdo sfidë.

Përjetë mirënjohës për shërbimin e tij dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë dhe shumë falënderues për mirënjohjen e dhuratën që na solli nga Italia.”