Kryeqyteti pranon donacion shëndetësor nga SHBA, përmes projektit CURE

PrishtinëPostuar: 16:02 / 29.01.2024

Njoftimi i plotë:

“Me kënaqësi ju njoftoj se sot kemi pranuar një donacion të vlefshëm shëndetësor nga miqtë tanë në SHBA, projekti CURE. Ky donacion na ndihmon në misionin tonë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në Kryeqytet. Faleminderit për gjenerozitetin tuaj dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Një falënderim i veçantë për Tina Waddington e cila ka luajtur rol kyç në gjithë këtë proces.”