Kryetari Rama bëri homazhe para shtatores së komandantit Zahir Pajaziti, në 27 vjetorin e rënies së tij

PrishtinëPostuar: 12:14 / 31.01.2024

Shkrimi i plotë i kryetarit Rama lidhur me këtë rast:

“Në 27 vjetorin e rënies heroike të komandantit, Zahir Pajaziti bëmë homazhe para shtatores së tij, për të nderuar e  rikujtuar sakrificën e madhe dhe guximin e pashoq që tregoi në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
 Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti, me veprimet dhe vendosmërinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në zemrat dhe mendjet e çdo shqiptari. Ai është frymëzim i përjetshëm për brezat që vijnë.
Komandantin Zahir Pajazitin, bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën i kujtojmë përherë si udhërrëfyes për ndërtimin e shtetit tonë.”