Kryetari Rama gjatë vizitës në Republikën Çeke, takoi Ambasadoren Albesjana Iberhysaj

PrishtinëPostuar: 11:44 / 15.05.2024

Shkrimi i plotë i kryetarit Rama, lidhur me këtë takim:

“Vizitën në Pragë e nisa me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, znj. Albesjana Iberhysaj, një grua e suksesshme që po përfaqëson Kosovën në mënyrë të shkëlqyeshme.
E informova Ambasadoren për vizitën time bashkë me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Zjarrëfikësve, Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, shërbimeve mjekësore në kryeqytetin çek për të ngritur kapacitetet tona dhe për të mësuar nga përvoja e kryeqytetit çek.”