Kryetari Rama i dhuroi "Çelësin e Qytetit" Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott
PrishtinëPostuar: 16:38 / 16.02.2024
Ndër të tjera, kryetari Rama ka shkruar:
“Në mënyrë të veçantë, dua ta falënderoj Ambasadorin Abbott për devotshmërinë dhe përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për mbështetjen e palodhshme të zhvillimeve pozitive në Prishtinë e Kosovë.
Në emër të qytetarëve të Prishtinës, ju uroj shëndet, sukses dhe mirëqenie në angazhimet e juaja në të ardhmen.
Faleminderit, Ambasador Abbott, për shërbimin tuaj të shkëlqyeshëm dhe për ndikimin pozitiv që keni lënë në vendin tonë!”