Kryetari Rama ka përcjellur nga afër prodhimin e kontejnerëve në kantinën e Ndërmarrjes Publike Banesore
PrishtinëPostuar: 19:37 / 16.02.2024
Lidhur me këtë vizitë, kryetari Rama ndër të tjera ka shkruar:
“Angazhimi ynë për një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm po merr formë konkretisht përmes prodhimit vendas të këtyre kontejnerëve.
Aktualisht, janë duke u prodhuar kontejnerë të shumtë dhe kemi në plan që deri në fund të vitit të arrijmë një shifër prej 1000 kontejnerësh të prodhuar.
Një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë për të përmirësuar menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.
Në vazhdën e angazhimeve tona për një Prishtinë më të pastër, Kryeqyteti ka bërë edhe një hap tjetër duke blerë 1370 kontejnerë të gatshëm të mbeturinave, të cilët do të shpërndahen në qytet brenda tre muajve të ardhshëm.”