Kryetari Rama mirëpriti Eurodeputeten Viola von Cramon në Odën e Kryeqytetit
Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:
Mirëpritëm Eurodeputeten Viola von Cramon në Odën e Kryeqytetit
Pata nderin dhe kënaqësinë të kishim në vizitë Eurodeputeten Viola von Cramon në Odën e Kryeqytetit.
Gjatë këtij takimi, diskutuam për një sërë çështjesh të rëndësishme të pushtetit lokal, të zhvillimit të projekteve nga fondet e BE-së, për vizionin tonë për kryeqytetin si dhe bashkëpunimin e Prishtinës me qytetet e vendeve tjera të botes demokratike.
Në diskutimet tona u fokusuam në çështje si: Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit si dhe rritja e mundësive ekonomike dhe përmirësimi i infrastrukturës.
Eurodeputetja Von Cramon shprehu mbështetjen e saj të plotë për iniciativat dhe projektet tona për transformimin e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes nesh.