Kryetari Rama nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me pesë komunat fqinje

PrishtinëPostuar: 13:49 / 12.12.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:

Bashkëpunimi mes Prishtinës dhe pesë komunave tjera për të mirën e qytetarëve tanë, u vulos sot me nënshkrimin e marrëveshjes me kryetarët e Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi, atë të Lipjanit, z.Imri Ahmeti, z.Xhafer Gashi të Obiliqit dhe nënkryetarët e Fushë Kosovës, z.Besnik F Osmani dhe z. Leutrim Ajeti të Graçanicës.

Përmes kësaj marrëveshjeje ndërkomunale ne do të bashkërendojmë aktivitetet tona në fushat e menaxhimit të mbeturinave, qenëve endacakë dhe transportit publik, me anë të cilave do të krijohen lehtësira për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit dhe këtyre komunave.