Kryetari Rama njofton për investime e realizim projektesh në Stacionin e Autobusëve
Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:
Vizituam Ndërmarrjen Publike të Kryeqytetit, Stacioni i Autobusëve Prishtine ku patëm mundësinë të shohim nga afër përpjekjet dhe investimet që janë duke u bërë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe shërbimet e ofruara. Edhe këtë vit vazhdojmë me super investime, të cilat përfshijnë modernizimin e hapësirave, përmirësimin e sistemit të informacionit për udhëtarët dhe zbatimin e teknologjive të reja për një qëndrim më të rehatshëm dhe të sigurt për të gjithë vizitorët.
Projekti i madh për krijimin e Terminalit të Ri do të prezantohet në KONFERENCËN E INVESTITORËVE, e cila do të mbahet këtë fillimvit.
Po punojmë me shumë përkushtim që të rrisim standardet e transportit publik dhe kontribuojnë në një qytet më të qëndrueshëm dhe të aksesueshëm.