Kryetari Rama përkujtoi viktimat e Masakrës së Reçakut
PrishtinëPostuar: 11:22 / 15.01.2024
Lidhur me këtë, kryetari Rama ka shkruar:
"Sot përkujtojmë 45 viktimat e Masakrës së Reçakut - 15 janar 1999, të kryer nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe.
Ndajmë dhimbjen me familjarët në këtë ditë e cila na rikujton çdo vit nevojën për drejtësi dhe paqe.
Ne duhet t'i premtojmë vetes se do të punojmë pa u ndalur që krime të tilla ndaj njerëzimit mos të ndodhë kurrë më.
Vendi ynë është vend i paqes dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë!"