Kryetari Rama priti në takim Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Bohumil Mazanek
PrishtinëPostuar: 17:22 / 19.01.2024
Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:
“Me kënaqësi mirëprita në Odën e Kryeqytetit, Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, z.Bohumil Mazanek.
Me z. Mazanek biseduam për rritjen e bashkëpunimit mes nesh në fusha të ndryshme të cilat do të ju ndihmojnë qytetarëve tanë në zhvillim urban, arsim, kulturë dhe inovacion. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për vendin tonë.
Ambasadorit i dorëzova "Hyjneshën në Fron", për t’i treguar për Prishtinën dhe trashëgiminë e pasur kulturore të vendit tonë.”