Kryetari Rama priti në takim ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

PrishtinëPostuar: 16:51 / 29.11.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:

Gjithmonë të gatshëm të bashkëpunojmë me Ministrinë e Mbrojtjes.

Mirëpritëm në takim ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me të cilin biseduam për bashkëpunimin mes dy institucioneve në fushën e ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga dora e njeriut.

U dakorduam që të kemi edhe më tutje koordinim të aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga institucionet përkatëse.