Kryetari Rama vizitoi Ndërmarrjen Publike Banesore

PrishtinëPostuar: 16:22 / 26.12.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:

NPB, Ndërmarrja Publike Banesore: Shembull i Suksesit në Kryeqytet.

Me një përkushtim të pamohueshëm, punonjësit e Ndërmarrjes Publike Banesore arritën një rezultat të shkëlqyer gjatë vitit 2023.

Sot, gjatë vizitës në Ndërmarrje, kryeshefi ekzekutiv, Artan Berisha, na tregoi për një rritje të të hyrave prej 88%, një sukses i madh në krahasim me vitin 2022.

Në bashkëpunim me NPB-në, gjatë këtij viti u renovuan 10 objekte të Qendrave të Mjekësisë Familjare, 6 Institucione Arsimore, Shkolla e Çerdhe, dhe shumë objekte kolektive në Prishtinë.

Në vitin 2024 na presin super projekte!