Kryetari Rama vizitoi nxënësit e shkollave të Kryeqytetit lidhur me Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

PrishtinëPostuar: 10:24 / 05.03.2024

Lidhur me këto takime, kryetari Rama ka shkruar:

“Është një privilegj i madh për ne të kemi mundësinë të ndajmë me brezat e ardhshëm - fëmijët tanë, nxënësit e shkollave të Kryeqytetit - historinë e lavdishme të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot, në shoqërinë e ish-luftëtarit të guximshëm të UÇK-së, Sylë Vitia, patëm nderin të rrëfejmë mbi guximin, dashurinë dhe sakrificën për atdheun, vlera që më së miri janë përfaqësuar nga komandanti legjendar Adem Jashari, familja e tij dhe të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për lirinë që sot ne gëzojmë.
Pyetjet e nxënësve ishin të veçanta dhe shumë domethënëse, duke na treguar se sa të vegjël janë por karakterizohen me dashuri të madhe për atdheun. Ky frymëzim dhe etje për njohuri në lidhje me ngjarjet e rëndësishme të UÇK-së na bëjnë të ndihemi krenarë për rininë tonë.
Fëmijët tanë janë e ardhmja jonë dhe përmes edukimit dhe shkollimit, do të jenë ata që do të forcojnë shtetin tonë. Shteti që u ndërtua mbi themelet e vendosura nga sakrificat heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve.”