“Sot ditë e rëndësishme për të ardhmen e qytetit”, kryetari Rama paralajmëron projekte të shumta për Prishtinën

PrishtinëPostuar: 10:24 / 24.01.2024

Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:

“E nisëm mëngjesin mbarë.

Projektet e shumta që transformojnë Prishtinën tonë, po i prezantoj para pronarit Avni Orllati, pronar i Kompanisë "Orllati", një emër i njohur në skenën botërore për investimet e saj miliardëshe në fushën e ndërtimit.  
Por jo vetëm kaq!
Të dashur qytetarë,
Sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetit tonë, sepse gjatë gjithë ditës do të prezantojmë një sërë projektesh  për Prishtinën para qindra liderëve të biznesit nga vende të ndryshme të botës.
Këto projekte synojnë të ndryshojnë fytyrën e qytetit tonë, duke e bërë atë më të gjallë, më të qëndrueshëm dhe më të përshtatshëm për të gjithë.”