Mbahet takim informues me përfaqësues të bizneseve për zbatimin e Rregullores së Re për Menaxhimin e Mbeturinave në Kryeqytet
Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohet mbi Rregulloren e re për Menaxhimin e Mbeturinave, një iniciativë kyçe që do të adresojë sfidat e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë.
Përmes bashkëpunimit dhe diskutimeve konstruktive, palët shprehën përkushtimin e tyre për të implementuar praktika të qëndrueshme dhe efikase që do të ndihmojnë në ruajtjen e mjedisit dhe promovimin e një kulture përgjegjësie ndaj mbeturinave. Rregullorja e re përfshin masa të rëndësishme sic është rritja e përgjegjësisë së bizneseve për menaxhimin e mbeturinave që prodhojnë dhe reduktimin e ndotjes.
Veç këtij takimi, do të mbahen edhe takime tjera me qytetarë e institucione private për t’u njoftuar me veprimet që do të ndërmerren nga Kryeqyteti për zbatimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave.
Ne besojmë se vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta mund të krijojmë një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.