Në muajin Mars pritet të fillojë vlerësimi multidisiplinar i fëmijëve të Kryeqytetit

PrishtinëPostuar: 09:45 / 22.02.2024

Vlerësimi multidisiplinar- përfshinë vlerësimin e aftësive të përgjithshme, komunikuese si dhe psiko-sociale të fëmiut. Ky vlerësim do të bëhet nga një ekip e profesionistëve ku përfshihet  psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti.

Më pas ky ekip profesionistësh mund të adresojë nevojat e pacientit, nëse duhet trajtim tutje.

Prindër, edukatorë dhe mësues, ju lutemi nëse vëreni që fëmijët kanë nevojë për vlerësim të tillë, orientohuni për termin në QKMF- Prishtinë.

Për termine telefononi në: 038/220-841